Ballina LAJME Shqipëria e mbyll me humbje pjesën e parë, lojë e mirë përballë...

Shqipëria e mbyll me humbje pjesën e parë, lojë e mirë përballë Islandës

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën eliminatore ndërmjet Islandës dhe Shqipërisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja po humbin 1-0 por vlen të theksojmë lojën e mirë që zhvilloi Shqipëria

Takimi filloi mjaft mirë për skuadrën tonë me Lenjanin që në minutën e 4′ harkon bukur nga e majta për Hysajn, i cili gjuan me të majtën drejt portës, por ndalet nga portieri Haldorson. Pritja e portierit vendas ishte spektakolare.

Në minutën e 22′ ishte Johann Gudmundsson i cili dribloi 3 lojtarë shqiptarë dhe me gjuajtjen e tij arrin të mposhtë edhe portierin, Etrit Berisha. Gjatë golit mbrojtja kuqezi ishte e “përgjumur” duke i lënë mundësi kundërshtarit të depërtojë në zonën e 16-metrave.

Por në minutën e 28′ Shqipëria ishte edhe një herë shumë pranë golit të barazimit.

Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi Dermaku gjuan me të djathtën, topi devijohet nga një futbollist i Islandës, edhe përfundon ngjitur me traversën.

Edhe statistikat tregojnë dominimin e Shqipërisë me 6 raste për shënim, kundrejt 3 të kundërshtarit.

Goli i Gudmundsson ishte gjuajtja e vetme në drejtim të portës nga vendasit, kurse kuqezinjtë gjuajtën dy herë por gjithçka u neutralizua nga portieri Haldorson.