Ballina KULTURË Shqipëria, destinacioni i dytë turistik më i kërkuar nga italianët

Shqipëria, destinacioni i dytë turistik më i kërkuar nga italianët

Shqipëria është pozicionuar e dyta në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Sigurisht si çdo vit, turistët italianë preferojnë vendin e tyre, por këtë herë ka hyrë edhe një destinacion i huaj, Shqipëria.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika.

Klasifikimin e dhjetë më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.