Ballina Aktualitet Shqipëria, destinacion konkurrues në fushën e turizmit

Shqipëria, destinacion konkurrues në fushën e turizmit

“Paketa jonë e lehtësirave fiskale për investitorët strategjik ka dhënë efekte të menjëhershme dhe sot në ditë e samitit firmosim tre kontrata disa milionëshe për investimet e tre hoteleve ne Shqipëri,” – tha sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke u shprehur se Shqipëria është tashmë destinacion konkurrues në fushën e turizmit.

Duke iu drejtuar investitorëve në Samitin e Investitorëve të Huaj në Turizëm, mbajtur sot në Tiranë, Klosi shtoi se në vitin 2019, buxheti shton investime në fushën e turizmit, por sfida vazhdon me zbatimin e 365 masave që kemi përcaktuar.

Ministri gjithashtu shpalosi modeli e turizmit në Shqipëri duke theksuar se vendi ynë afron natyrën, detin, turizmin malorë dhe historik, agro-turizmin, trashëgimin shpirtërorëve, dhe modeli i turizmit në Shqipëri është një model miks.