Ballina Aktualitet Gjermani, vrau shqiptarin dhe veten, zbardhet krimi i dyfishte

Gjermani, vrau shqiptarin dhe veten, zbardhet krimi i dyfishte

Berlini u trondit nga një ngjarje e rëndë ditë më parë pasi një 47-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë me armë zjarri.

Po ashtu autori, një 60 vjeçar, qëlloi më pas veten duke gjetur vdekjen në spital. Mediat gjermane raportojnë se arsyeja e vrasjes dhe vetëvrasjes në rrugë, është xhelozia për një grua.

Sipas mediave gjermane, viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Bledi G. u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pas kësaj, autori 60-vjeçar vrau veten me pistoletën e krimit.