Ballina RAJONI Shqipëri – Mali i Zi, pikë e re kalimi kufitar

Shqipëri – Mali i Zi, pikë e re kalimi kufitar

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot marrëveshjen me Malin e Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj dhe Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.

Përparsitë që priten nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje lidhen me lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonave afër Shkodrës në anën shqiptare dhe të Malsisë së Krajës dhe Tivarit në anën malazeze, me shkurtimin e distancës, kontrollin më të mirë të sektorit të kufirit në zonën e Zogajt dhe veçanërisht kontrollin e bregut të Liqenit të Shkdrës.