Ballina Aktualitet Shqipëri-Kosovë, miratohet ngritja e pikave të përbashkëta kufitare

Shqipëri-Kosovë, miratohet ngritja e pikave të përbashkëta kufitare

Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare do të shtojnë prezencën e tyre në kufijtë përkatës, duke kryer veprimtari të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Këshilli i Ministrave vendosi në parim, marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit.