Ballina Aktualitet Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për rikualifikimin e kufirit, do të quhet kufi i brendshëm

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për rikualifikimin e kufirit, do të quhet kufi i brendshëm

Tirana dhe Prishtina janë në hapat e fundit të përfundimit të negociatave për hartimin e një marrëveshje, e cila do të ndryshojë rrënjësisht statusin e kufirit mes dy vendeve, duke e kualifikuar atë si kufi të brendshëm, në të njëjtën mënyrë si kufijtë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Mediat kosovare kanë zbuluar se marrëveshje mund të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila pritet të zhvillohet muajin tjetër në Shkodër.

Ndryshimi i statusit të kufirit mes dy vendeve do të thotë se, praktikisht, nuk do të ketë më asnjë lloj kontrolli apo ndalese për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave që i përkasin Shqipërisë dhe Kosovës. Negociatat për këtë marrëveshje drejtohen për Tiranën nga zëvendësministrja e punëve të brendshme Rovena Voda dhe për Prishtinën nga homolugu i saj Selami Shkodra.