Ballina Ekonomi / Biznes Shqipëri-Greqi, hekurudha e cila do të lidhë dy vendet

Shqipëri-Greqi, hekurudha e cila do të lidhë dy vendet

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen nëpërmjet një hekurudhe, projekt i cili do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec.

Në lidhje me këtë u mbajt dje në Kostur të Greqisë takimi me temë “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”.

Ky projekt financohet na Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri dhe i nisur në takimin e parë në Kostur do të studiojë nevojat e transportit, atë për infrastrukturën shtesë, do të vlerësojë zgjidhjet dhe do të propozojë alternativat me kosto më efektive, shkruan Protothema.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti jo vetëm për Shqipërinë, Greqinë, Ballkanin Perëndimor, por për gjithë Evropën Lindore.

Ai tha se projekti është pjesë përbërese e rrjetit Trans-Evropian dhe se linja e re Florina -Kastoria – Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik – Durrës – Tiranë – Mal i Zi – Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore.