Ballina Aktualitet Shqipëra në kaos total, bllokohen akset kryesore të vendit

Shqipëra në kaos total, bllokohen akset kryesore të vendit

Ndërkohë që banorët e “Astirit” protestojnë prej 37 ditësh, studentët po ashtu prej 7 ditësh radhazi para Ministrisë së Arimit, protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin.

Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta. Po ashtu çmimi i lartë i karburantit, është një nga arsyet që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke bllokuar akset kryesore nga Veri në Jug.

Në nga akset më të rëndësishme, siç është “Rruga e Kombit” është bllokuar nga qytetarët në Kurbin, dërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër e Kavajë, ndërkohë do të bllokohet qarkullimi në orën 16:00 në rrethrrotullimin e “Bradasheshit” në Elbasan, në autostradën Tiranë – Durrës, rrugët hyrëse në Shkodër, Lezhë etj.