“Shpëtuan” Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, GJKKO pushon çështjen për 3 gjyqtarët

50

Dajtit i ulet dënimi; Burgimi i përjetshëm kthehet në 25 vite - Top ChannelGjykata e posaçme ka pushuar akuzën ndaj 3 gjyqtarëve që “ndihmuan” Dritan Dajtin të shpëtonte nga burgimi i përjetshëm.

Çështja për Skënder Daminin, Petrit Aliajn dhe Aleks Nikollën të cilët firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin ka pushuar.

Gjykimi ndaj tyre filloi për akuzat e shpërdorimit të detyrës.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Por pas firmës së gjyqtarëve të sipërpërmendur ai shpëtoi nga ky dënim.