Shpërthimi me tritol në Shkodër përpara një lokali, detajet e para

22

Një shpërthimi me tritol u raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”.

Shpërthimi ndodhi përpara lokalit “Bar kafe” në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.