Shpërthim tritoli pranë banesës së anëtarit të PD në Shijak, kërkohet zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjes

41

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak, në një banesë në lagjen “Kodra”.

Pronari i banesës, Ilgner Vora, i cili është kreu i grupseksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me autorët, dhe se nuk ka pasur konflikte me ndonjë person.

“Kemi përfaqësuesit e shtetit që po marrin provat, nuk kam asnjë dyshim”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesi demokrat.

Ai ngriti dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin e tij në politik.

Tronditja ka qenë e madhe për të gjithë familjarët, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime.