Ballina BOTA Shpërthim në Suedi: 19 persona mbeten të plagosur

Shpërthim në Suedi: 19 persona mbeten të plagosur

Në qytetin suedez të Linkoping ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Për pasojë disa ndërtesa janë dëmtuar dhe 19 persona kanë mbetur të plagosur.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa për rastin ka nisur edhe hetim penal. Zëdhënësi i policisë Bjorn Oberg deklaroi se shpëthimi ishte kaq i fuqishëm, saqë janë dëmtuar edhe dritaret, raporton “Reuters”.

Autoritetet rajonale thanë në një deklaratë se 19 persona kishin pësuar lëndime të lehta në shpërthim dhe se Universiteti Linkoping si dhe objektet e tjera mjekësore në zonë ishin thirrur për të ndihmuar në kujdesin e të lënduarve.