Shpërthim në një pallat në Fier, tmerrohen banorët, policia jep detaje

30

Një shpërthim në katin e pestë të një pallati në lagjen Liri, të Fierit ka alarmuar banorët.

Sipas policisë ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:50, në lagjen “Liri”, në katin e pestë të një pallati.

Për shkak të një shkëndije elektrike ka shpërthyer bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç.

Për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.