Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër, policia jep detajet e para

28

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit në Shkodër.

Mësohet se në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, që dyshohet të jetë shkaktuar nga lëndë plasëse (artizanale).

Policia bën me dije se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.