Shpërthim me tritol në një banesë në Vlorë, policia në vendngjarje

32

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer jashtë banesës së një personi në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, jashtë banesës së shtetasit Artan Xhelilaj.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale teksa autorët janë të paidentifikuar.

Mediat bëjnë me dije se banesa është në pronësi të një personi që është dënuar me arrest shtëpie.