Shpërthim me eksploziv në Tiranë, policia jep informacionet paraprake

259

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Një makinë ka shpërthyer teksa ndodhej në parkimin e një qendre tregtare.

Mësohet se makina është në pronësi të A. M.,, teksa bëhet me dije se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit.

Njoftimi i Policisë

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.