Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë, policia jep detaje

119

Një shpërthim me tritol është raportuar në qytetin e Fushë Krujës.

Tritoli është vendosur në banesën e shtetasit Arben Pëllumbi.

Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit.

Njoftimi:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.