Shpërthim me eksploziv në automjetin në Shkodër, policia jep informacionet e para

392

Një shpërthim me tritol dyshohet ka ndodhur në një automjet në Shkodër.

Sipas burimeve policore policore për noa.al, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”.

Mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B., në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.