Ballina Kronikë Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Vlorë

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Vlorë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të rrugës Transballkanike.

Sipas të dhënave të para dyshohet për lëndë eksplozive. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërkohë që nuk ka raportime për të lënduar.

Fabrika e çorapeve që ka rënë pre e sulmit me lëndë plasëse është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se janë dy personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse në fabrikë, pasi ka dëshmitarë që i kanë parë duke vrapuar vetëm pak sekonda pas shpërthimit.

Sipas burimeve policore, njëri prej tyre është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjajren.