Shpërthen Veliaj: “Kërkojnë ndihmë njerëz me vila tre katëshe, ky nuk është moment për të abuzuar”

76

Bashkia e Tiranës prej ditësh po shpërndan ndihma modeste për personat në nevojë. Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës disa qytetarë po abuzojnë me ndihmat e dhëna nga bashkia. Erjon Veliaj ka deklaruar se po kërkojnë ndihma persona të cilët nuk kanë nevojë për to duke i cilësuar ata si “qytetarë me vila tre katëshe”. Veliaj ka bërë apel të vijnë për ndihmë vetëm persona që kanë nevojë, teksa nuk dihet ende kush do të rrezikonte shëndetin nëse nuk do të kishte nevojë për të marrë ndihmat modeste.

“Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar.”-ka deklaruar Veliaj.

Më tej kryetari i bashkisë e ka cilësuar procesin e shpërndarjes së ndihmave për personat në nevojë si perfekt, teksa thotë se të moshuarit po marrin vëmëndjen e duhur. Por ndihma do të jetë vetëm për të moshuarit që jetojnë vetëm.

 “Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia.

Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm.  Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800 0888 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al…

Në fund Veliaj i bën apel “njerëzve me vila tre katëshe” të mos paraqiten për të marrë ndihma sepse i heqin mundësinë njerëzve që kanë realisht nevojë të përfitojnë.

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila tre katëshe, iu bëj  thirrje ky nuk  është rast për të abuzuar.”

Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek bryli, smund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon… Nëna të ka bërë kokën… Ne jemi këtu për ata të moshuar që skanë askënd dhe janë të vetmuar,”