Shpërthen në flakë një servis makinash në dalje të Tiranës

28

Një zjarr ka rënë në një servis makinash mesditën e sotme. Serbisë gomisteria është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Mema, ndërsa flakët po përparojnë drejt një servisi tjetër aty pranë.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.