Shpërthen indinjata te Liqeni Artificial, qytetarët thyejnë perimetrin e policisë

49

Për shkak të masave për parandalimin e koronavirusit, qeveria ka marrë masa edhe për mbylljen e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, ku qytetarë të shumtë shëtisin, bëjnë vrap apo kalojnë kohën e tyre të lirë.

Mbyllja e këtij parku nuk është pritur mirë nga qytetarët të cilët kanë vendosur të reagojnë duke thyer perimetrin e policisë e duke bërë shëtitje. Protesta e qytetarëve ka patur rezistencë nga policia, por megjithatë forcat e rendit nuk kanë mundur të ndalin qytetarët.

Familjarët, por edhe të rinjtë kanë hyrë në park për t’u argëtuar duke shpërfillur tërësisht paralajmërimet e policisë.

Kjo sepse sipas tyre nuk ka asnjë vërtetim shkencor që parqet duhet që qëndrojnë mbyllur. Pedagogu Erion Kristo, pjesë e shoqërisë civile ka qenë i pranishëm në protestë dhe e ka dokumentuar atë me anë të një video live në Facebook.

Gepostet von Erion Kristo am Samstag, 23. Mai 2020