Ballina Kronikë Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Llogara, plagosen 3 persona

Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Llogara, plagosen 3 persona

Një shpërthim gazi ka ndodhur dje në një hotel në Vlorë.

Pronari i hotelit në Llogara, T.M 63 vjeç, bashkë me dy punëtorë të tjerë kanë qenë duke  bërë lidhjen e sobës me gaz ku ka ndodhur një shpërthim gazi.

Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës.

Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, 63-vjeçarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.