Shpërndante lëndë narkotike në Itali, arrestohet 73 vjeçari shqiptar

29

Bie në pranga një 73-vjeçar shqiptar në Itali, i cili dyshohet se shpërndante kokaine.

Shqiptari me banim në Vajont, u arrestua nga policia italiane sepse duhej të shlyente një dënim me 2 vjet dhe 1 muaj burg për shpërndarje të kokainës.

Urdhri për burgim u dha nga Gjykata e Triestes.

Në vazhdim të operacionit, në shtëpinë e tij u krye një kontroll dhe aty u gjetën 300 gramë kokainë e pastër dhe 100 gramë substancë prerëse për të.