Ballina Kronikë Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

24-vjeçari me inicialet H.P, banues në Shijak, është arrestuar pasi shpërndante drogëra të forta

Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike, të llojit Heroinë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.