Shpërndanin narkotikë në doza të vogla, në pranga tre të rinj në Fier

33

Goditen tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Fier, duke vënë në pranga tre persona dhe duke proceduar penalisht 5 të tjerë.

Shërbimet e policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve u arrestuan në kushtet e flagrancës I. A., 20 vjeç, banues në Lushnjë; K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec dhe D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që të rinjtë udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj pesë personave të tjerë të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre automjete dhe lënda narkotike.

Ndërkohë ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.