Shpërndanin drogë në qytet e zona të tjera, arrestohet “grupi”, mes tyre një 15 vjeçar

32

Gjashtë persona janë arrestuar në Bulqizë si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në qytet dhe zona të tjera.

Në mesin e të prangosurve është edhe një 15-vjeçar.

Policia thotë se ata shpërndanin kanabis në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth, si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Konkretisht janë prangosur:

R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.