Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen tre persona

31

Tre persona janë arrestuar në Tiranë me akuzën për shpërndarjes së lëndëve narkotike, aktivitet që e kryenin në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë E.R., 25 vjeç, “pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike”.

Policia thotë se u arrestua edhe S.K., 34 vjeç dhe O.K., 17 vjeç, “pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S.K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Article bottom Rectangle3