Ballina Shëndetësi Shpenzimet për ushqime në Shqipëri, katër herë më të larta se në...

Shpenzimet për ushqime në Shqipëri, katër herë më të larta se në BE

Shpenzimet për ushqime në Shqipëri zënë rreth 44.1% të totalit të shpenzimeve, megjithatë frigoriferi është bosh në krahasim ne një familje europiane.

Pesha që shqiptarët shpenzojnë për ushqime është rreth 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, analizuar nga “Monitor” pesha që zënë shpenzimet për ushqime në totalin e shpenzimeve të familjeve është 11.1%.

Në Bashkimin Europian, vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime ishin vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Ndër vendet e Bashkimit Europian peshën më të lartë e kishte Rumania me 26.4% të totalit, e ndjekur nga Letonia me 20% dhe Estonia me 18.7%.

Në Greqi shpenzimet të familjeve për ushqime llogariten sa 16.1% e totalit. Vendet me peshën më të ulët në Europë për shpenzimet për ushqime janë Gjermania me 9.4%, Austria me 8.8%, Irlanda me 8.3%, Luksemburgu me 7.8% dhe Mbretëria e Bashkuar me 7.2%.

Në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe ndaj totalit të shpenzimeve të familjeve si shenjë e varfërisë. Gjithashtu, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria është vendi me konsumin më të lartë të bukës dhe drithërat në Europë.