Shpejtësi e në gjendje të dehur, policia pezullon 20 patenta gjatë kontrollit ditën e djeshme!

21

Vijon të konsiderohet problem serioz shpejtësia e mjeteve gjatë fundjavës si dhe gjendja e dehur e drejtuesve të tyre.

Gjatë kontrolleve në zonën e Saukut, janë pezulluar 20 patenta.

10 shoferë ishin në gjendje të dehur, dhe 10 të tjerë me shpejtësi tej normave të lejuara.

4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti  në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin  pa Leje Drejtimi

Për disa orë monitorim me radar  janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me  shpejtësi  që varionin 138 km/h – 168 km/h.