Shoqata e Inxhinierëve: Kërkojmë pajisje laboratorike për vlerësimin e sigurisë së banesave

38

Inxhinierët shqiptarë i kanë propozuar 3 kërkesa qeverisë për të kaluar situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit; rivlerësim banesash, qendra të kërkimit shkencor dhe zbatim të urdhrit të inxhinierit. Dhe pse më herët është ngritur shqetësimi për riorganizimin e instituteve shkencore kërkesa e shoqatës, thonë inxhinierët ka rënë në vesh të shurdhët.

Nesër takim urgjent në orën 16:00 me shoqata dhe institutin e Ndërtimit dhe profesionistë e inxhinierë të pavarur. Kërkojmë miratimin e një protokolli standard për vlerësimin e banesave, ngritjen e një grupi për të harmonizuar faktorët që kanë ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e banesave dhe kërkesë qeverisë shqiptare që të mundësojë pajisjen e grupeve të punës me pajisje laboratorike për testet në terren pa të cilat nuk mund të bëjmë një vlerësim të besueshëm dhe shkencor” tha sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve, Gëzim Beqaj.

Sipas shoqatës së inxhinierëve Shqipëria renditet në 6-7 vendet e fundit në botë për kontributin ndaj shkencës, përfshirë dhe rastet e fatkeqësive natyrore siç ishte tërmeti i 26 Nëntori, me 51 viktima.