Shoku humbi kontrollin e mjetit, ky është i riu që humbi jetën

13

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e së dielës në Tiranë.

Bëhet e ditur nga njoftimi i policisë se një 20-vjeçar me inicialet O. S ka humbur drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte sëbashku me një tjetër të ri 20-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”. Mësohet se viktima është Kejdi Koci nga Zall-Bastari.

“O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi K. K., 20 vjeç.”- njofton policia.