Shokon Pipero:”Pandemia e koronavirusit mund të zgjasë edhe 3 vjet”

47

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka shprehur opinionin e tij në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Hipokrati” në median TCH, mjeku tha se normaliteti i ri do të jetë i tillë që do të duhet të mësohemi me maskën.

Pipero ka dhënë një lajm shokues duke thënë se pandemia dhe koronavirusi mund të zgjasë edhe 3 vjet!

“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi.

Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njerëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren”, tha ai.

Mjeku rekomandon mbajtjen e maskës si masë për parandalimin e koronavirusit.