Shokon gazetari:”Halla ishte negative, më thanë se vdiq nga COVID-19, kërkova autopsi”

48

Vehbi Kajtazi, gazetar në Kosovë ka shokuar me një deklaratë të tijën duke akuzuar shtetin për vdekjen e hallës së tij 73 vjeçare.

Halla e Kajtazit u raportua e vdekur nga COVID-19.

Por, gazetari shkruan se tamponët që i janë bërë hallës kanë dalë negativë. Vetëm pas vdekjes së saj ajo është e raportuar me COVID-19.

Kajtazi shkruan se i ka kërkuar shtetit të bëhet një autopsi për hallën e tij dhe i ka bërë thirrje autoriteteve të mos i trajtojnë njerëzit si kafshë.

“Rasti i djeshem i raportuar ne media ka te beje me vdèkjen e halles sime. Mjeket Vazhdimisht  me kane thene se eshte negativ, deri diten e vdèkjes. Dje me thane se ka dale dy here pozitiv. Une kam insistu ti behet autopsia. Rezultati i sotem per Covid 19 del te jete negativ.

Ky rezultat deshmon se njerezit jane duke vdèkur sikurse kafshet, pa trajtim te duhur, pa ilaçe, me neglizhence. Halla ime mbase do te mbijetonte po te pranohej me kohe ne njeren prej klinikave te specilizuara. Por, ajo u la ne Mjekesi Sportive derisa ra ne koma.

Diten e transferimit nga Peja ne Prishtine per me shume se tri ore nuk eshte pranuar ne asnje klinike. Pas praninit ne mjekesi sportive, mjeku i me emrin Benjamin me ka lutur qe te bej çmos per ta transferuar ne Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra ne koma, tri dite me vone eshte transferuar ne Intensive, ku ka pasur kujdes te madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vone. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdèkjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotem i Mjekesise Ligjore me detyron te dyshoj ne trajtim te duhur. Per kete arsye une, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin per vdekjen e saj!”, shkruan gazetari.