Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën dhe bie në kanal

21

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në pikën ndarëse të Lezhës me Shkodrën, pranë kryqëzimit të Paçramit.

Aksident në Lezhë-Shkodër/ Shoferja humb kontrollin, mjeti

Drejtuese e një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.