Shoferja humb kontrollin e mjetit në mes të Tiranës, plagos rëndë dy persona

35

Një aksident i rënë ka ndodhur rreth orës 11:50, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë.

Një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.