Shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga, transportohet në spital

30

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, shoferja përfundon në spital.

Një aksident është regjistruar këtë të premte, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë .

Drejtuesja e automjetit tip ‘Nisan”, 65-vjeçarja E.B., ka humbur kontrollon dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ndërkohë 65-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.