Shoferi i dehur përplaset me murin e stadiumit

47

Një 70-vjeçar në gjendje të dehur u përplas me murin e stadiumit e më pas përfundoi anës rrugës mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit Kuçovë.

Mjeti Fuoriatradë ‘Toyota’ me targa belge, ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me murin rrethues të stadiumit të qytetit. Automjeti ka ecur disa metra mbi trotuar dhe në fund është përplasur me ndarësen e rrugës.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit, Lulzim Sherifi, ka qenë i dehur, pasi kishte qenë në një festë familjare.