Shoferi humb kontrollin dhe përplas këmbësorin që ndërron jetë në vend

27

Makina përplas biçikletën, humb jetën 65-vjeçari.

Rasti tragjik është regjistruar mesditën e së shtunës në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot.

Policia arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi me iniciale D.B ka ndërruar jetë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.