“Shkundet” Greqia, banorët e turistët në panik! Ja sa i fuqishëm ishte tërmeti

79

Një lëkundje relativisht e fuqishme është raportuar nga Athina. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Lëkundja ka alarmuar jo pak banorët e turistët të cilët e kanë ndjerë tërmetin.

Epiqendra u raportua 17 kilometra në veri të Rafinas në Athinë, me një thellësi prej 6.8 km. Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.