Shkrumbohet nga flakët autobuzi, dyshimet e para të policisë

46

Një autobus është përfshirë nga flakët sot në Roskovec. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:25, në fshatin Velmish.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ra në autobusin tip “Man” në pronësi të shtetasit me inicialet B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.