Ballina Aktualitet Shkrumbohet banesa në Lushnje, zjarrfikësit 1 orë e gjysmë ‘luftë’ me flakët

Shkrumbohet banesa në Lushnje, zjarrfikësit 1 orë e gjysmë ‘luftë’ me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një banesë në Lushnje. Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati në lagjen ‘Saver’.

Pasi janë njoftuar nga banorët, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve në mënyrë që të mos përhapet në banesat e tjera të pallatit.

Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për rreth një orë e gjysmë  deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht në banesë në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë banor brenda, pasi kishin shkuar në tokat e tyre për t’i punuar.  Sipas zjarrfikësve, zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe më pas e favorizuar nga era është përhapur në të gjithë shtëpinë.