Shkrumbohet automjeti në kryeqytet! Policia jep detajet e para

39

Një automjet është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para në Kombinat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Thoma Goxhaj”. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se zjarri ka rënë në mjetin e shtetasit me inicialet A.A, që qëndronte i parkuar, ndërsa nga flakët është djegur plotësisht.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.