Shkrumbohen nga zjarri tre automjete në Tiranë, dyshimet e para

59

Pak minuta pas mesnate, tre automjete janë djegur në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibranëve”, në garazhdin e një pallati, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në njërin prej automjeteve.

Makinat janë në pronësi të shtetasve B.C, S.T dhe N.B, ndërsa është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër.

“Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Article bottom Rectangle3