Ballina Aktualitet Shkroi artikuj kritikë për situatën në Shqipëri, gazetares britanike i mohohet leja...

Shkroi artikuj kritikë për situatën në Shqipëri, gazetares britanike i mohohet leja e qëndrimit

Gazetarja britanike që jetonte në Shqipëri, Alice Taylor ka denoncuar faktin se qeveria shqiptare i ka mohuar lejen për të qëndruar në Shqipëri pas artikujve kritikë që ajo shkroi ndaj situatës politike në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Taylor shprehet se fillimisht I ishte thënë se qëndrimi i ishte pranuar, por më pas i është komunikuar një tjetër vendim.

Taylor shprehet se është 6 muajshe shtatzënë dhe në pritje të një fëmije shqiptar. Gazetarja britanike është autore e një blogu ku promovohet imazhi i Shqipërisë.

Gazetarja britanike e ka cilësuar të padrejtë këtë vendim dhe cenim të lirisë së fjalës.