Ballina BOTA Shkretëtira e Negevit, zbulohet një nga pikturat më të vjetra të Jezu...

Shkretëtira e Negevit, zbulohet një nga pikturat më të vjetra të Jezu Krishtit

Një pikturë 1 500 vjeçare e Jezu Krishtit e cila mendohet të jetë një nga pikturat më të vjetra, është gjetur në murin e një kishe të braktisur në shkretëtirën izraelite.

Pjesa e artit të shenjtë e panjohur më parë u vu re në një kishë bizantine në shkretëtirën e Negevit.

Fragmentet e pikturës mendohet të jenë të shekullit të 6-të dhe ekspertët pohuan se zbuluan skicën e fytyrës së Krishtit dhe një Jezusi të ri me flokë të shkurtër.