Ballina Aktualitet Shkozë, IKMT vazhdon prishjen e ndërtesave

Shkozë, IKMT vazhdon prishjen e ndërtesave

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka vijuar sot prishjen e objekteve në Shkozë.

Një ditë më parë, IKMT ka prishur katër ndërtesa nga 16 objekteve të planifikuara për shembje dhe hapur rrugën ndërtimit të “Unaza Lindore” Tiranë, Lot 3
Veprimet e IKMT janë bazuar në ligj dhe kanë nisur pas vendimeve për përjashtim nga legalizimi të këtyre objekteve si dhe pas trajtimit me bonus qiraje nga bashkia e Tiranës, të familjeve.

Objektet janë boshatisur vetë nga poseduesit e tyre dhe janë gati për shembje nga IKMT, ndërsa puna vazhdon për prishjen e ndërtesave në Shkozë.