Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në Vlorë, arrestohet drejtuesi i “Benz-it”

117

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën në vend një 18-vjeçar dhe gjatë natës së djeshme ka ndërruar jetë në spital edhe një 20 vjeçar.

Ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.

Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’, i cili akuzohet për tejkalim të shpejtësisë.

“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.