Ballina Aktualitet Shkon në dy numri i viktimave, humb jetën edhe 19-vjeçarja shtatzënë

Shkon në dy numri i viktimave, humb jetën edhe 19-vjeçarja shtatzënë

Ka humbur jetën në spital e reja, e cila u plagos rëndë paraditen e sotme në Shkodër. Gruaja e cila ishte shtatzënë, u përplas nga një automjet së bashku me vjehrrën e saj, ku kjo e fundit ndërroi jetë në vend.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ish-“5 Heronjve” në rrugën Shkodër- Koplik, ku dy viktimat u përplasën nga një automjet i drejtuar nga një person me inicialet S.D.

Menjëherë pas aksidentit, viktimat u dërguan për në spital, por asnjëra prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.